Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitetet zgjedhore të VV-së

Sot u takova me dr. Esma Mustafa, shefe e Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spitalin Rajonal të Gjilanit.🩺

Diskutuam mbi sfidat dhe nevojat e këtij reparti me rëndësi jetike. Në mandatin e ri, shëndetësia do të vazhdojë të mbetet prioritet, me mbështetje të veçantë për sektorët që shpëtojnë jetë çdo ditë.

Kënaqësi gjithmonë vizita te familja Murtezi në Livoq, të cilët na nderuan me pritjen e tyre.

Bisedat me ta gjithmonë na japin energji për të vazhduar me fitoren e madhe të 12 tetorit dhe mandatin tonë të dytë.

Gjatë këtij mandati kemi sjellë investime konkrete në Livoq dhe në fshatrat tjerë, duke iu përgjigjur gjithmonë nevojave të qytetarëve tanë. Të njëjtin përkushtim dhe energji do ta kemi edhe në mandatin e ri, për të bërë ndryshimin real në secilin fshat.

You Might Also Like