Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me banorët e Llovcës në një tubim madhështor, aty ku në zgjedhjet nacionale të shkurtit shënuam fitore të madhe.
I njëjti entuziazëm dhe e njëjta energji u pa qartë edhe mbrëmë, e Llovca vazhdon të mbetet forcë e madhe edhe në këto zgjedhje lokale.
Mëngjesin e sotëm e nisëm në Përlepnicë, me vizitë te fermeri Ilir Dalipi.
Bashkë me kafen e parë të ditës, biseduam me banorët e fshatit për planet tona dhe për vazhdimin e mbështetjes ndaj fermerëve, njësoj si në mandatin e parë.
Fermerët tanë janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe ne do të jemi gjithmonë pranë tyre.