Gjilan

Takim i Drejtorit të Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan dhe drejtorëve në DKA-të në Rajonin e Gjilanit

Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij kanë realizuar shtatë takime të ndara me Drejtorët e DKA-ve dhe drejtorët e shkollave të ulëta, shkollave  të mesme të larta të komunave Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug.
Takimet janë mbajtur në vazhdën implementimit të ‘’Strategjia e integruar e policimit të drejtuar nga intelegjenca dhe policimit në bashkësi’’ dhe implementimit të planeve operacionale ‘’Fillimi i vitit të ri shkollorë dhe siguria në shkolla 2025-2026’’
Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me DKA-në, personelin shkollor, këshillin e prindërve dhe këshillin e nxënësve në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në shkolla, përreth tyre dhe siguria e përgjithshme në shkolla.
Gjatë këtyre takimeve nga ana e të gjithë të pranishmëve gjendja e sigurisë nëpër shkolla dhe rreth tyre është vlerësuar e qetë dhe stabile.
Nga Kolonel Rukiqi u theksua se që nga fillimi i vitit të ri shkollor Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan është duke vazhduar me detyra konkrete për njësitet në terren duke planifikuar që në të gjitha shkollat dhe përreth ambienteve të tyre të ketë prezencë të shtuar të policisë, po ashtu janë duke u implementuar dhe do të implementohen projekte, fushata e ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.
Gjithashtu edhe drejtorët e të gjitha këtyre shkollave u shprehen të kënaqur me bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, nga i cili bashkëpunim gjendja e sigurisë në shkolla në komunat e tyre është e qetë.
Gjatë të  gjitha takimeve të pranishmit u dekorduan që bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të institucioneve do të jetë i vazhdueshëm.

You Might Also Like