Gjilan

Ka ndërruar jetë Vllaznim Aliu, zyrtar në PTK

Me dhimbje të thellë, më 16 shtator 2025, është ndarë nga jeta Vëllaznim (Shefik) Aliu, punëtor shumëvjeçar, i përkushtuar dhe i respektuar i Postë-Telekomit të Kosovës.

I njohur për korrektësinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në punë, Aliu ka lënë pas vetes kujtime të paharrueshme tek kolegët dhe bashkëpunëtorët. Përveç angazhimit profesional, ai do të mbahet mend si një person familjar, i dashur dhe i respektuar në qytetin e Gjilanit.

Familja Aliu dhe Musliu kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftojnë së shpejti.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër.

You Might Also Like