Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të skenës dhe ekranit shqiptar, Enver Petrovci.
Teatri i Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë artdashësve që u rritën dhe u frymëzuan nga arti i tij. Kontributi i Enver Petrovcit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në teatrin dhe kinematografinë shqiptare, duke e bërë atë një nga figurat më të ndritura të kulturës sonë.
Emri i tij do të mbetet përjetë pjesë e historisë sonë teatrore, një kujtim i gjallë për pasionin, talentin dhe përkushtimin që i dhuroi skenës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.
Teatri i Qytetit – Gjilan