Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli: Edhe një vizitë tjetër e vlefshme

Edhe një vizitë tjetër e vlefshme,
Bashkë me kandidatin për Asamblenë Komunale, Isa Musliji, vizituam me shumë kënaqësi Mobilerinë “Sara”.
Gjilani ka njerëz punëtorë, vizionarë e shumë të përkushtuar, që me bizneset e tyre kontribuojnë jo vetëm në ekonomi, por edhe në fuqizimin e qytetarëve tanë siç është edhe shembulli i këtij biznesi.
🙌🏼Bizneset tona janë armata jonë më e begatë për ndërtimin dhe zhvillimin e qytetit tonë.
Bizneset si Mobileria “Sara”, janë demostrimi më i mirë që si qeverisje e ardhshme duhet dhënë mbështetje të fuqishme prodhuesve vendorë dhe për fuqizimin e çdo iniciative që i jep jetë ekonomisë dhe gjallërisë së qytetit.
🙏🏼Faleminderit dhe mirënjohje e veçantë për pritjen e ngrohtë dhe për fjalët e sinqerta.
Ky takim na dha edhe më shumë forcë e motivim për ta dërguar përpara betejën dhe amanetin tonë të përbashkët për ndryshimin që e meriton Gjilani dhe qytetarët tanë.

You Might Also Like