Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli: Gjilanin do t’a bëjmë kryeqendër të prodhimit

Kënaqësi e veçantë me e fillu ditën duke parë nga afër një prej vendeve ku punët flasin vetë, punë të cilat bëhen me shumë përkushtim e profesionalizëm në Fabrikën për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika “Agro Hermes”.
🙌🏼”Agro Hermes” është një sipërmarrje e suksesshme ndër vitesh, që i ka dhënë shumë zhvillimit të Gjilanit, rrugë e cila ka nisur nga i ndjeri Selim Aliu, një burrë vizionar e punëtor i jashtëzakonshëm, i cili për dekada të tëra ka qenë shembulli më i mirë i suksesit.
Sot, vëllezërit e tij po e vazhdojnë këtë amanet të përkushtuar në standarde më të larta, duke e bërë emrin e Gjilanit të dëgjohet jo vetëm në nivel Republike, por, edhe përtej.
Kur kemi përballë biznese të tilla, shohim qartë se Gjilani ka fuqi të jashtëzakonshme, ka potencial, ka kuadro e ka profesionistë që i duhen pranë për me qenë qytet i prodhimit, i zhvillimit dhe i fitoreve të mëdha.
🤝🏽Me bashkëqeverisjen e re me qytetarët, si dhe me krijimin e politikave mbështetëse për bizneset tona, bashkë me ju, do ta bëjmë këtë qytet kryeqendër të prodhimit, të punës dhe të suksesit në nivel Republike.

You Might Also Like