ARSIMI

Hyseni: Në çerdhen e gjashtë të re, punimet po ecin me ritëm shumë të shpejtë dhe pritet të përfundojnë këtë vit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin dhe drejtorin për Arsim, Shpend Nuhiun, kanë vizituar dy çerdhe të cilat pritet të jeni gati së shpejti për fëmijët.
I pari i Gjilanit, tregoi se vizituam dy çerdhe të qytetit, nëra në lagjen 8, objekti i çerdhes ka përfunduar, mirëpo përurimi i saj po vonohet për shkak të mosfinalizimit të kuzhinës, si pasojë e mungesës së buxhetit.
“Ndërsa në çerdhen e gjashtë të re punimet po ecin me ritëm shumë të shpejtë dhe pritet të përfundojnë këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm të finalizohet e të hapet për 100 fëmijë të qytetit”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like