Zgjedhjet Lokale 2025

Arbër Ismajli e Bejtullah Kqiku vizitojnë biznese

Po zhvilloj takime njëri pas tjetrit, secili më mbresëlënës se tjetri,
Në kuadër të vizitave të njëpasnjëshme në bizneset tona, bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Bejtullah Kqiku, vizituam “Toska Electronics”, një biznes që tash e shumë vite i ka shërbyer qytetarëve tanë me profesionalizëm e korrektësi.
✅ Biznese si Toska janë pjesë e pandashme e zhvillimit të qytetit tonë, duke ofruar shërbime moderne, duke krijuar vende pune dhe duke i dhënë përplot gjallëri ekonomisë tonë.
Në qeverisjen tonë të ardhshme, do të jemi krah i çdo biznesi që punon ndershëm dhe kontribuon për qytetin tonë.
🙌🏼Mbështetja për sektorin privat është kusht që projekti për Gjilanin e ri të ecë përpara, dhe këtë angazhim e kemi të palëkundur.
Mirënjohje e veçantë për ekipin e “Toska Electronics”, për punën e madhe që po bëjnë çdo ditë.
Kjo është rruga jonë për përkrahje për bizneset vendore, punësim, për rininë dhe zhvillim për qytetin e Gjilanit.
🙏🏼Faleminderit për mikpritjen “Toska Electronics”, e shihemi në ditë të bardha për demokracinë e qytetit tonë pas 12 tetorit!

You Might Also Like