Futboll

Në limite të kohës, Gjilani bëhet gati për ndeshjen ndaj Llapit

Pavarësisht kohës tejet të limituar nga ndeshja e fundit kampionale, ekipi do jetë gati për duelin e fundjavës në udhëtim te Llapi.

  • Skuadra ka qenë e koncentruar në përgatitje të ndeshjes
  • Senad Jarovic humbet edhe këtë sfidë për shkak të lëndimit
  • Shqiprim Taipi dhe Oltion Bilalli vazhdojnë me procesin e rikthimit në fushë

Në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë, ekipi i Gjilanit do të udhëtojë drejt Podujevës për tu përballur me Llapin. Pas duelit të mesjavës ndaj Drenicës në shtëpi, ekipi ka mbajtur një seancë rigjeneruese dhe një tjetër të vendosur në fushën e lojës.

Senad Jarovic nuk ia ka dalur sërish për të qenë gati, derisa po vuan nga lëndimi që e pësoi ditë më parë dhe si rrjedhojë do të humbasë edhe këtë sfidë.

Pjesa tjetër e grupit është e gatshme për lojë, përveçse futbollistëve Shqiprim Taipi dhe Oltion Bilalli të cilët po vijojnë me pjesën e rikthimit në aktivitet.

Dueli ndërmjet Llapit dhe Gjilanit do të zhvillohet të dielën më 28 shtator në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

You Might Also Like