Sportet luftarake

Klubi i Xhudos “Gjilani” mori gjashtë medalje në Rozhajë të Malit të Zi

Klubi i Xhudos “Gjilani” ka marrë pjesë në Turneun Ndërkombëtar në XHudo në Rozhajë të Malit të Zi në mesin e më tepër se 500 xhudistëve nga vende të ndryshme.

Klubi gjilanas ishte në mesin e 15 shteteve dhe u përfaqësua me 13 garuesë, duke marrë gjashtë medalje edhe atë tri të argjendta dhe tri të bronzta.

Kryetrajneri Ibrahim Hasani ka theksuar se me medalje të argjendta u stolisën Arlind Sylejmani, Elisa Osmani dhe Belkize Rexha, kurse me të bronëzta Isra Halimi, Ylljeta Sylejmani dhe Lanika Bajrami.

“Edhe garuesit tjerë treguan luftëra të mira por nuk arritën më lart, andaj atyre u dëshirojmë suksese në garat e tjera. Ne si trajnerë jemi shumë të kënaqur me angazhimin dhe rezultatet e klubit duke ju dëshiruar suksese dhe punë në të ardhmen”, thanë trajnerët Ibrahim Hasani dhe Esat Selami. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like