Sot pasdite vizitova djelmoshat e klubit tonë, FC Drita, të cilët në mesjavë arritën një rezultat shumë të mirë në kuadër të Ligës së Konferencës, duke na bërë krenarë të gjithëve si qytet.
Ekipit dhe stafit teknik iu uroj shumë suksese në ndeshjet e radhës — me besimin se Drita do të vazhdojë ta përfaqësojë me dinjitet Gjilanin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Mireshi sonte dëshmoi fuqishëm se është me Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Ky fshat i mrekullueshëm na priti me entuziazëm dhe besnikëri, bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes, z. Glauk Konjufca dhe me kandidatin për asamble nga ky fshat Avdyl Kastrati.
Punët dhe projektet tona do t’i vazhdojmë edhe pas 12 tetorit, kur do të shënojmë fitoren e madhe.

Malisheva, bastion i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Sonte, Malisheva dëshmoi edhe njëherë fuqishëm përkushtimin dhe besimin e palëkundur në rrugën e drejtë të Lëvizjes sonë.
Në këtë tubim madhështor, të mbushur me energji, entuziazëm dhe dashuri për vendin, të pranishëm ishin nënkryetari i Lëvizjes, z. Glauk Konjufca, dhe deputetja znj. Shqipe Selimi.
Punët që kemi nisur do t’i vazhdojmë me vendosmëri edhe pas 12 tetorit, ditës së fitores së madhe të VETËVENDOSJE!-s.
Faleminderit Malishevë për mikpritjen, besimin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme

Natën po e përmbyllim me miqtë dhe familjarët e kandidatit tonë për Asamble, Arber Musliu.
Mbështetja e madhe për Arberin dhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! na jep forcë dhe kurajo për të vazhduar përpara, drejt fitores së 12 tetorit.