Zgjedhjet Lokale 2025

Bejtullah Kqiku: “Foto Fari” ruan identitetin dhe kujtimet për Gjilanin e dikurshëm dhe njerëzit e këtij qyteti

Sot gjatë një bashkëbisedimi me kusheririn tonë Fahredin Kqikun, themelues i studios së fotografive “Foto Fari”, që është njëri ndër nismëtarët e këtij arti të bukur, traditën e të cilit tash e vazhdojnë pasardhësit e tij.


Fahredin Kqiku, të cilit më pas i është bashkëngjitur edhe i vëllai, Afrimi, nga një studio e vogël e fotografive bardh e zi, në dyqanin e tyre në qendër të Gjilanit arritën që me punën e tyre të lënë një trashëgimi që ruan identitetin dhe kujtimet për Gjilanin e dikurshëm dhe njerëzit e këtij qyteti. Foto Fari më pas u bë dëshmitar i kohëve të vështira, por edhe i rezistencës, duke filmuar protestat, aktivitete kulturore, sportive dhe organizimet e përditshme.

Vëllezërit Kqiku dokumentuan historinë e Gjilanit, kurse fotografitë e tyre janë dëshmia më e mirë për tërë atë që përjetoi popullata e kësaj ane. Sado vështirësive të kohës ata i mbijetuan tani mbi 50 vite jetegjatësi si biznes ata e trashëguan edhe tek fëmijët e tyre duke u perfeksionuar ne teknologji moderne bashkëkohore.

Gjatë takimit me Fahredin Kqikun dhe familjarët e tij, i falënderova për punën e palodhur në shërbim të qytetarëve, për vlerën historike dhe artistike që i dhanë qytetit, për kontributin e tyre ndër vite e në kohërat më të vështira.
Do të angazhohem që vepra e këtyre njerëzve të respektohet e të çmohet, ngase ata këtë e meritojnë.

You Might Also Like