Komuna e Gjilanit është me fat që sivjet në zgjedhjet komunale për Asamble Komunale ka Fatos Ramadanin, me numër 20 në Listën Zgjedhore të LDK-së me numër 113.
Fatos Ramadani si këshilltar komunal e ka të qartë angazhimin e tij, të angazhohet në fuqizimin e futbollit si një pjesë të rëndësishme të jetës rinore dhe komunitare në komunën tonë.
Futbolli nuk është vetëm një lojë – është pasion, bashkim, disiplinë dhe një mënyrë e shëndetshme jetese. Prandaj, do të angazhohem që: të mbështeten klubet lokale të futbollit me mjete financiare dhe logjistike, të përmirësohen fushat ekzistuese dhe të ndërtohen terrene të reja të përshtatshme për të gjitha moshat, të krijohen liga dhe turne të rregullta për të rinjtë dhe fëmijët, të promovohen trajnerë të kualifikuar dhe kushte të sigurta për zhvillimin sportive, të përfshihen më shumë vajzat dhe gratë në futboll përmes programeve të posaçme
Besoj se investimi në sport është investim në të ardhmen e shëndetshme të brezave të rinj. Me mbështetjen tuaj, mund të ndërtojmë një komunë ku futbolli është i qasshëm për të gjithë – një vend ku talentet rriten, bashkëpunimi forcohet dhe krenaria lokale lulëzon.
Voto 113 Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit!
Voto nr. 20, Fatos Ramadanin për këshilltar komunal!