Të dashur qytetarë,
Sot, qyteti ynë tregoi pjekuri, kulturë të lartë qytetare dhe besim në ndryshim.
Faleminderit nga zemra secilit prej jush që e ushtruat të drejtën tuaj kushtetuese dhe besuat në një të ardhme më të mirë për Gjilanin.
Rezultatet e deritanishme tregojnë qartë se Gjilani shkon në balotazh!
Ky është një hap i madh drejt fitores përfundimtare dhe drejt ndryshimit që qyteti ynë e meriton dhe e kërkon me ngulm.
Rruga jonë është e drejtë, vullneti qytetar është i qartë dhe ndryshimi për Gjilanin e ri është i domosdoshëm!
Faleminderit shumë për besimin! 
