Gjilan, 30 dhjetor 2025
Sot me datën 30.12.2025 rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Kamenicë tre të mitura kanë dorëzuar në polici njëqind (100) euro para të gatshme të cilat i kishte gjetur në sheshin e qytetit të Kamenicës.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur këto para dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer prapa.
Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë tre të miturit e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës.




