Lidhur me keqpërdorim të votave gjatë procesit të numrimit
Gjilan, 03 shkurt 2026: Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, më datë 20.01.2026 ka autorizuar Policinë e Kosovës që të evidentojë çdo keqpërdorim të votave gjatë procesit zgjedhor apo ndonjë mënyrë tjetër të falsifikimit apo ndryshimit të rezultateve, qoftë në favor apo në dëm të subjektit të caktuar apo kandidatëve të caktuar për deputet dhe përkitazi me këtë dyshim, të sigurohen prova konkrete, të cilat i kemi pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 02.02.2026.





