Futboll

Ramadani: Do të luftojmë për titull

Ramadani : “Në përballjen e radhës jemi të fokusuar në objektivin tonë, por e kemi parasysh kundërshtarin dhe fushën në Ferizaj.

Mendoj se ne jemi të gatshëm në aspektin psikologjik mjaft mirë dhe atë fizikisht, por ndeshja dhe fusha janë të vështira por me përgatitjen ne Antali dhe angazhimin e secilit futbollist do ta arrijmë qëllimin.

Ne kemi bërë një lëvizje të mirë me prurje të reja si Florent Ramadani dhe jam i bindur se i duhet secilit pak deri te ambientohet por me angazhimin e të gjithëve do jenë ardhmëria e ekipit tonë gjithashtu edhe Oniksi një frymë e re e ekipit tonë” tha Ramadani.

Trajneri Zekirija Ramadani shtoi se deshja e nesërme për ne është e njëjtë sikur super kupa duhet ta vlerësojmë ndoshta edhe më tepër, duhet ta marrim sa më me seriozitet për të arritur objektivin. Kemi konkurrencë duhur në çdo repart dhe besoj që jemi të gatshëm. Gara për titull është gjithmonë e vështirë edhe nëse kanë bërë përforcime apo jo, nuk do të thotë që janë bërë më të vështirë sepse edhe ata duan kohën e vet, por deri më tani na kanë befasuar vetëm ekipi që do të përballemi nesër por ne jemi DRITA dhe e dijmë se me çfarë dhe se si të përballemi për të arritur si gjithmonë objektivin tonë”, tha Ramadani.

You Might Also Like