Gjilani si është më së keqi e ka nisur ndeshjen me Ballkanin, ngase i është kthyer zakonit të vjetër që të gabojë në mbrojtje, për t’i mundësuar kundërshtarit që të shënojë shumë lehtë. Kështu ndodhi edhe në minutën e tretë të ndeshjes, kur Boshnjaku e ktheu topin prapa, por gabimisht dhe i mundësoi Ribeiros të shërbejë Kryeziun që shumë lehtë të shënojë në këndin e epërm të majtë të portierit Laroshi.
Se mbrojtja e Gjilanit kishte shumë zbrazëti u dëshmua edhe në minutën 33, kur Batarello nga largësia e shërbeu Dienin e ky ndonëse e kaloi edhe portierin Laroshi nga afërsia e huqi tërë portën. Pa ndonjë sulm të rrezikshëm të Gjilanit u mbyll pjesa e parë me rezultat 0:1.
Pjesën e dytë Gjilani e nisi me tri ndryshime, ngase ishin larguar Basha, Boshnjaku e Zebiq, derisa u inkuadruan Rrahmani, Prapashtica dhe Adili. Ballkani ka mundur të dyfishojë epërsinë kur pas harkimi nga këndi të Kryeziut, Batarello gjuajti me kokë, por drejt në portierin Laroshi.
Gjilani ishte më agresiv në pjesën e dytë dhe mundohej që nëpërmjet krahëve të harkojë në brendi, duke kërkuar qendërsulmuesin Jaroviq, por topin rëndom arrinte ta dëbojë mbrojtja mysafire, e cila madje shënoi edhe golin e dytë në minutën 64, kur në kundërsulm kur Kryeziu shërbeu Deliun, i cili në anën tjetër gjeti Dienin, që nga afërsia e futi topin në rrjetë për 0:2.
Gjilani ka shënuar një gol në minutën 72, kur Bilalli ka harkuar fuqishëm e topi ka kaluar tërë mbrojtjen ka rënë në tokë dhe është futur në këndin e epërm të portës së portierit Ilazi për 1:2.
Valentin Serebe i Ballkanit u korit në minutën 75, kur u shërbye nga Vokrri, por ky në portën e zbraztë gjuajti mbi portë. Sabit Bilalli në minutën e dytë shtesë ka mundur të barazojë, por nga një pozitë e volitshme gjuajti jashtë portës dhe rezultati mbeti 1:2. /kryelajmi.com/.



