Si në ndeshjen e parë në Prishtinë, njëjtë edhe në Celje mbrojtja e Dritës është treguar tejet e ngathtë, duke pranuar tre gola në pjësëlojën e parë, derisa arriti që të shënojë vetëm një gol dhe ia ka vështirësuar tej mase punën vetit për të kaluar tutje.
Drita ndeshjen ndaj Celjes e ka nisur me një lojë shumë të hapur, duke tentuar që në fillim të shkrijë epërsinë e vendasve prej një goli, mirëpo me një lojë të tillë i lanë edhe vendasve shumë hapësirë për të shënuar.
Rasti më i mirë në këtë pjesë të lojës ishte i Dritës, kur Liridon Balaj dhe një gjuajtje shumë të mirë, duke qëlluar këndin e portës, por mu aty topin arriti t’a dëbojë në këndore.
Në minut5ën 19, pas një harkimi nga e majta, në brendi të zonës mbrojtja e Dritës la shumë hapësirë dhe dy lojtarë të Celjes mbetën të vetmuar, andaj Seshlar nuk e pati të vështirë që të shënojë me këmbë nga afërsia.
Në minutën 23, dush i ftohtë për Dritën. Pas një gjuajtje nga këndi, sërish vendosje jo e duyhur e mbrojtjes së Dritës dhe mbrojtësi Hrka nuk e pati të vështirë që të shënojë nga afërsia.
Drita shumë shpejt u kundërpërgjigj, kur në minutën 26 Besnik Krasniqi harkoi nga e djathta e Blerim Krasniqi në brendi u shkëput më së larti dhe me kokë zvogëloi rezultatin në 1:2.
Në minutën 29 nga e majta rrezikoi Tusha, por portiere vendas dëboi topin. Një minutë më pas Raddy Ovoukka duke dashur të harkojë e qëlloi tërthorësen.
Në minutën 42, portiere Faton Maloku me këmbë nuk e gjeti ndonjë lojtar të vetin, por ia dha topin kundërshtarit, në të cilin nga prapa ndërhyri Bejtullai e gjyqtari dha penalty. Nga pika e bardhë gjuajti Seshlar, i cili dërgoi Malokun në të djathtë e topin në të majtën për rezultatin 3:1./kryelajmi.com/.





