Gjilan

Huruglica: Të rinjtë që kërkojnë punë dhe bizneset që kërkojnë punëtorë, duhet të lidhen pa pengesa

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka vizituar Qendrën e Punësimit në Gjilan, ku është prit nga udhëheqësi i saj Petrit Vokshi.
“Të rinjtë që kërkojnë punë dhe bizneset që kërkojnë punëtorë, nuk duhet të mbeten larg njëri-tjetrit, duhet të lidhen drejtpërdrejt, pa pengesa dhe pa humbur kohë”, tha Huruglica.
Më tej drejtori për Zhvillim Ekonomik, theksoi se bashkë me Petrit Vokshin nga Qendra e Punësimit në Gjilan, diskutuan rreth hapave konkretë për të mbështetur të rinjtë dhe bizneset vendëse, me fokus të veçantë në krijimin e mundësive të reja për punësim dhe lidhjen më të drejtpërdrejtë të tregut të punës me potencialin profesional në komunën tonë.
“Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, mbetet e përkushtuar për të ndërtuar politika dhe iniciativa që japin rezultate konkrete dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve”, tha drejtori Haki Huruglica.

You Might Also Like