ARSIMI

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Agrobiznesit pajisen me certifikatë franceze të kuzhinierisë

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Agrobiznesit në Gjilan nga sot janë pajisur me  Certifikatat me titullin ‘’ Pieces cocktail, la cuisine de bistrot’’, nga Shefi i kuzhinës franceze Christophe Richard-Viton dhe nga ndihmësja e tij Nathalie.

Për dy ditë me radhë gjatë aktivitetit praktik, me shumë përkushtim dhe kreativitet, nxënësit përgatitën ushqime me bazë nga kuzhina franceze.

Bashkë me ta ishin edhe mësimdhënësit dhe këshilltarët për karrierë, Rabit Miftari, Mizafere Mujku dhe Besim Xhelili.

Atyre certifikatat u janë ndarë nga Edouard Mayoral, këshilltar për bashkëpunim edukativ dhe kulturor i ambasadorit të Francës në Kosovë Olivier Guérot.

Ata morën lëvdata dhe përgëzime nga Chef Christophe për seriozitetin maksimal në punë, kreativitetin e treguar dhe kujdesin ndaj secilit detaj. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like