Në kuadër të “Javës së Psikologjisë” është mbajtur aktiviteti i bamirësisë në të cilin nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë përgatitur ushqime nëpër shtëpitë të veta dhe të njëjtat i kanë ekspozuar në hollin e shkollës.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë të dy ndërrimet, të shoqëruar nga psikologia e shkollës Kaltërina Jetishi dhe profesoresha e psikologjisë Festa Demiri.

Nxënësit të cilët kanë shijuar ushqimet e përgatitura, në baza vullnetare kanë dhuruar mjete financiare, të cilat më pas do të shpenzohen për të realizuar ndonjë projekt të nxënësve.

Në ditën e tretë të aktiviteteve në kuadër të “Javës së Psikologjisë” do të punohet në muralin afër sallës së Kulturës Fizike dhe Sportit. /kryelajmi.com/.





