ARSIMI

SHMM ”Kongresi i Manastirit” në Pozharan shënoi 4-vjetorin e Pavarësimit si institucion shkollor në vete

 

Shkolla e mesme mikse ”Kongresi i Manastirit”, në Pozharan duke shenuar sot Ditën e shkollës, me një solemnitet rasti ka kujtuar kështu edhe 14 Nëntorin e vitit 1908 kur atëbotë para 110 viteve në Manastir u mblodh Kongresi i

Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, një ngjarje kjo e rëndësishem e historike me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë Fatbardha Emini, drejtoreshë e Arsimit,, përfaqësues të autoriteteve komunale, mësimdhënës si dhe prindër të kësaj shkolle e mysafirë të shumtë.

Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini,pasi ka uruuar nxënësve dhe arsimtarëve të kësaj shkolle Ditën e Shkollës, kërkoi nga ata që të vazhdojnë me sukseset e arritura deri tash në këtë vatër të diturisë duke shtuar se institucionet komunale të komunës do të ndihmojnë këtë shkoll në të gjitha aspektet që ajo kaa nevojë. Ajo më pastaj së bashku me drejtorin e kësaj shkolle Fadil Ramiqin ka mirënjohje nga drejtoria e shkollës mësimdhënsve që kanë

kontribuar në fushën e arsimit por edhe aty që kanë kontribuuar në këtë shkollë e në mesin e atyre që u nderuan me mirënjohje ishte edhe ish profesoresha Miradije Ramiqi, poete dhe profesoreshë e artit ,pastaj Hasan Hasani ,ish professor në këtë shkollë etj.

Ndryshe në hapje të këtij manifestimi, foli drejtori i shkollës, Fadil Ramiqi, i cili foli lidhur me procesin mësimor të kësaj shkolle, ndërsa ka falënderuar komunën për përkrahjen dhe investimet që janë bërë në këtë shkollë.

Të themi se, nxënësit e kësaj shkolle, kishin përgatitur dhe qfaqën edhe një program të pasur kulturo- artistik. Shkolla Mesme Mikse “”Kongresi i Manastirit” në Pozharan, numëron rreth 470 nxënës nga ky lokalitet, por edhe nga fshatrat dhe lokalitet që gravitojn në këtë lokalitet më të madhë të komunës së Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like