Pas ankesave të qytetarëve për vendosje të objekteve montuese, gjësendeve tjera dhe mbeturinave, inspektorët e Shërbimeve Publike, kanë vizituar vendin te objektet e banimit social.
Inspektorët nga Drejtoria e Inspekcionit, kërkojnë nga pronarët e objekteve të ndryshme montuese dhe gjësendeve, të cilat i kanë vendosur afër objekteve të banimit social, që t’i heqin deri më 30 prill.
Me njoftime, pronarët e tyre janë informuar që t’i largojnë ato nga hapësirat publike më së largu deri më 30 prill në orë 24: 00.
Nga Drejtorati i Inspeksionit, njoftojnë se nëse nuk i heqin vetë pronarët, ato në të kundërtën pas kalimit të këtij afati, largimin do ta bëjë komuna me shpenzime të cilat do t’i vihen në barrë pronarëve të cilët i kanë vendosur ato.




