Po vazhdojnë aktivitetet e inspektorëve në vënien e rregullit dhe zbatimin e ligjit në Komunën e Gjilanit.
Inspektorët, kanë vazhduar me ndalimin dhe shembjen e disa ndërtimeve pa leje në disa pjesë të qytetit.
Derisa më parë pronarët e tyre ishin paralajmëruar që të ndalin punimet dhe të pajisen me leje nga organi kompetentë.
Drejtorati për Inspekcion, njofton se kanë vazhduar aksionin për ndalimin dhe rrënimin e disa objekteve pa leje në qytet.
“Më parë pronarët e tyre ishin, paralajmëruar për ndaljen e punimeve, por ata nuk u janë bindur urdhrave të inspektorëve dhe kanë vazhduar me punime. Derisa sot u janë ndërprerë punimet e janë rrënuar”, thonë nga Drejtorati i Inspekcionit.
Nga kjo drejtori u bëjnë apel qytetarëve të zbatojnë ligjin dhe mos të vazhdojnë asnjë lloj punimi pa leje të komunës.
“Në rast të vazhdimit të punimeve pa leje, do të bëhet rrënimi dhe do të ketë masa ligjore”, thonë nga Drejtorati për Inspekcion.




