( Shkëputur nga libri poetik i poetit, KUR VDESIN NGJYRAT, edituar gjatë vitit 2025)
PARA SE ME U SHTRI’ …*
Mos ma lidhni gojën me metaforë
Se më kanë rënë dhëmbët e bëhem horë
Ditën e fundit
Me qefin të bardhë si bora mbulomani trupin
Ta ndjej afshin e dheut të varrit tim,
Para se me u shtri në dritën e zezë
Për herë të parë kam me bërë udhën e fundit
Pa i lyp sy Zotit
As juve nuk ju lodh shumë
Vetëm pak hapa
Lutjen e fundit ma këndon
mbesa ime, Ana
Testament fjalësh
Loçka e gjyshit
***
Ah, porosi si poezi,
po e vështirë për t’u shkruar vetë
Po i ruaj mendtë, nuk po çmendem krejt
________________
* Është e vetmja poezi që e kam recituar vetë. Incizimi ndodhet në telefonin tim.



