Gjilan, 10 prill 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 03.04.2026 – 09.04.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e tetëqind e dyzetë e nëntë (1849) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar njëzet e gjashtë (26) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
· Shqiptuar tetë (8) gjoba për përdorim të telefonit,
· Shqiptuar trembëdhjetë (13) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e një (31) ngasës.
Në kuadër të planifikimeve operative të Task forca e krijuar me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor nga njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë duke u zhvilluar kontrolle të shtuara në rrugët me fokus të veçantë kontrollet e motoçikletave, triçikletave, trotineteve, ku gjatë javës janë identifikuar dhe tërhequr 26 motoçikleta ku edhe janë shqiptuar gjoba përkatëse .
· Në automjetin për udhëtarë dhe në mjetet transportuese, shoferi dhe të gjithë personat që gjenden në mjet janë të obliguar të përdorin rripin e sigurisë.
· Për mos vendosjen e rripit të sigurisë nga personat që gjenden në mjet gjatë lëvizjes, parashihet gjobë prej 150 euro.




