Sot në Suharekë treguam karakter, forcë dhe shpirt gare duke mposhtur Golden Eagle Theranda me rezultat 3-1 në sete.
Me një paraqitje të jashtëzakonshme, arritëm këtë fitore në çerekfinalen e dytë dhe siguruam kualifikimin në gjysmëfinalen e madhe të play-offit!
Kjo fitore është dëshmi e punës, përkushtimit dhe besimit që kemi si ekip.
Tani fokus maksimal për sfidën e radhës… Gjysmëfinalja na pret!




