Aktivitete javore në trafikun rrugor
Gjilan, 15 maj 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 08.05.2026 – 14.05.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e dyzet e nëntë (1549) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar njëmbëdhjetë (11) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
· Shqiptuar pesë (5) gjoba për përdorim të telefonit,
· Shqiptuar njëzet e katër (24) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e dy (42) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë. Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë. Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!




