OPINION

NË MBROJTJE TË SË VËRTETËS HISTORIKE PËR MASAKRËN E TIVARIT

7

Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri, sepse për herë të parë e të dytë, kam ardhur më 8 Qershor e 17 Shtator 1991, në kuadër të delegacionit të parë zyrtar të LPK-së në Tiranë dhe takimi historik me Presidentin Ramiz Alia, për fillimin e ushtrimeve ushtarke të grupeve të para nga Kosova dhe viset, pra as nuk është hera e parë që mbaj fjalim në Shqipëri, sepse kam mbajtur fjalime edhe herave të tjera, por është hera e parë që këtu në Tiranë, në Kryeqytetin e Shqipërisë, mbaj fjalim për masakrën e Tivarit!

E falenderoj nga zemra Akademikun e madh shqiptar e Mikun tim Hakif Bajramin, për të dhënat ekskluzive që mi ka dhënë gjatë takimit me 24 Maj 2026 në banesën e Tij dhe në restaurant Villa Natyra në Dardani në Prishtinë!

Te nderuar të pranishëm!
Mbi popullin shqiptar janë ushtruar shumë masakra dhe ato janë në masë të madhe në truallin e Kosovës!

Nga të gjitha masakrat, vetëm masakra e Tivarit është më e veçanta, sepse ajo ka ndodhur ndaj popullit shqiptar të Kosovës, por jashtë territorit të Kosovës!

Masakra dhe gjenocid mbi popullin shqiptar në shekuj ka kryer Serbia pushtuese!
Para Luftës së Dytë Botërore, gjatë saj, por edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Serbia pushtuese ka kryer masakra në truallin e Kosovës!

Nuk i mjaftonte vrasja e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, por organizonte vrasjen e tyre edhe jashtë saj, ngjashëm sikur gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që i vriste shqiptarët në Kosovë dhe i zhvarroste nga vendekzekutimet, dhe i varroste në Serbi në varreza masive ose i gjuante në lumin Danub, ashtu sikur flasin faktet
Propaganda pushtuese, armiqësore dhe antikombëtare shqiptare, propaganda e gjakut të zi, të prishur e tradhtar shqiptar, ka arritur në masë të shpërndajë me anë të falangave të saja, se një masakër të tillë të madhe antishqiptare e antinjerëzore, në Tivar në Malit të Zi, ku u vranë e u prenë gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare mbi 3277 burra, partizan e luftëtar shqiptar nga Kosova dhe viset e saja, kinse e ka kryer Enver Hoxha!

Duhet të jeshë mendje dhe figurë proserbe, duhet të jesh armiqësor e tradhtar, që edhe pse e din se nuk është ashtu, vazhdon ta plasosh e ta argumentosh si të vërtetë!

Masakrat dhe gjenocidi i Serbisë pushtuese, kundër popullit shqiptar të Kosovës edhe pas vdekjes së Enver Hoxhës, i cili paturpësisht akuzohet për masakrën e Tivarit, nuk u ndalën, ato përkundrazi në luftën titanike e heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e gjatë bombardimeve të NATO-s u rritën në numër edhe më shumë se sa ato të së kaluarës!

Serbia historikisht ka qenë dhe mbetet antishqiptare, prandaj ajo financon e furnizon fushatë për denigrim të fitoreve të popullit shqiptar, në ballë me udhëheqës të mëdhenj e të lavdishëm sikur ishte Kryekomandanti Enver Hoxha!

Masakrën e Tivarit e kanë pranuar që e kanë bërë jugosllavët dhe janë dënuar udhëheqësit kriminelë serbë e malazezë!

Beogradi e ka paraqitur si ngjarje tragjike duke zvogëluar shumë numrin e shqiptarëve të vrarë e të plagosur!

Turp është shqiptari të mos i bëjë fajtorë gjakpirësat jugosllavë, në përgjithësi e serb në veçanti!
Masakra mbi shqiptarët e mobilizuar për frontin e Adriatikut, ka qenë e përbërë nga tri eshalone:
Njëri eshaloni ishte nga Drenica dhe Vushtrria i përbërë prej 1700 rekrutëve!

Eshaloni tjetër ka qenë i përbërë prej shqiptarëve nga Llapi dhe Gallapi, me 750 rekrutëve!

Dhe eshalloni i tretë ka qenë i përbërë prej shqiptarëve të Dukagjinit dhe pjesë tjera, prej 440 rekrutëve!

Konventa Jugosllavo – Turke, për shpërnguljen e shqiptarëve ishte e vitit 1938, programin e zbatimit të së cilës në kohë lufte, e kanë marrë për detyrë ta realizonin Millovan Gjillas dhe Aleksander Rankoviq, për faktin se në Vis të Kroacisë me 26 Gusht 1944 ishte mbajtur takimi me përfaqësuesit e Shqipërisë, Koçi Xoxe, Ramadan Citaku dhe Bedri Spahiu, të cilët u morën vesh me Titon, dhe pasoi marrëveshja xhentelmene: nëse Shqipëria ndërton pas mbarimit të luftës sistem socialist, Kosova shkon me Shqipëri; nëse Shqipëria pas mbarimit të luftës ndërton sistem kapitalist Kosova i takon Jugosllavisë!

Këtë akord e kishin dëgjuar Gjillas dhe Rankoviq dhe të dy kanë reaguar si në kor: “shoku Marshall, çka është kjo marrëveshje?”

Tito si dinak e antishqiptar që ishte, ju është përgjigjur, kjo marrëveshje vlenë deri sa të largohen këta të delegacionit nga Shqipëria nga ujdhesa!

Dhe meqense Kosova çlirohet gjatë nëntorit të vitit 1944, menjëherë fillon, aksioni për mobilizim për me e zbrazë Kosovën nga djalëria!

Ndërsa në anën tjetër tri divizione serbe, dy brigada malazeze dhe një brigade maqedone, i kanë sjellur në Kosovë!

Pra në njërën anë Kosova zbrazej nga shqiptarët, dhe në të njëjtën kohë vijnë forcat jugosllave në përbërje serb dhe malazeze e maqedon, të cilat fillojnë e bëjnë krime nëpër fshatra!

Ndaj këtyre krimeve, është reaguar me 14 Janar 1945 nga ana e drejtuesve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare nga Kosova, se çetnikët dhe partizanët nga Serbia janë bërë një dhe po maltretojnë e po vrasin shqiptar!

Faktet historike dëshmojnë se për një njeri nëse ka qenë i dyshuar e kanë maltretuar tërë fshatin!

Me ato veprime ushtria partizane jugosllave e Titos barazohej me ushtrinë e kralit serb!
Te mobilizuar për në frontin e Sremit kanë qenë nën drejtimin e Shaban Haxhisë Komandant dhe Qamil Brovinës Komisar!

Ky eshalon i nisur për në frontin e Sremit në mes të Krushumlisë dhe Prikuples kishte një tentim asgjësimi, sepse ishte menduar me e rrokullisë trenin, por oficeri gjakovar Efendiu, i asgjëson dy çetnik serb që tentuan ndarjen e vagoneve nga llokomotiva!

Nga ky eshalon të gjithë kaluan nëpër Serbi, pa u ndodhur asgjë!

Për frontin e Adriatikut, plani i Rankoviqit dhe Gjillasit, ka qenë që tragjedia ndaj rekrutëve shqiptar, pa e përcaktuar cili eshalon, ka qenë i paraparë të ndodhë në tokën shqiptare në Shkodër, gjithnjë në marrëveshje me komandantin e brigadës së 10-të malazeze, i cili ishte i ngarkuar me atë detyrë, sepse deri në vitin 1942 kishte qenë në lëvizjen çetnike, dhe ky i zgjodhi luftëtarët më të përgaditur, që të jenë përcjellës të eshaloneve shqiptare, në rrugën Prizren-Kukës-Shkodër!

Gjatë rrugës ka pasur raste që janë ekzekutuar rekrutët aty për aty, një incident i vogël, ka ndodhur në urën e Zogut në Shqipëri, ndërsa në Shkodër, ka pasuar një incident shumë i organizuar mirë, i cili sipas urdhërit të komandantit, një ushtar malazez përcjellës, në pjesën ku afrohet toka me ujët e Liqenit të Shkodrës, për me e kalu Bunën, e shtynë ushtarin malazez që të laget, aty është hapur zjarr ndaj rekrutëve shqiptar, të cilët nuk dihet se sa janë vrarë nga eshaloni i parë!

Në ato momente tragjike reagon fuqishëm oficeri i ushtrisë së Enver Hoxhë Hysni Vula dhe nga Kosova Sokol Nimani, vëlla i Xhavit Nimanit, dhe menjëherë ndërpritet gjuajtja ndaj rekrutëve!

Meqense drenicakët dhe vushtrriasit nëpër Ulqin, kur arritën në Tivar, kishin mbajtur fjalime antijugosllave në Shkodër, aty bëhet ndryshimi, i renditjes së eshaloneve!

Eshaloni i Drenicës dhe i Vushtrrisë del i pari sepse ai ishte i dyti, ndërsa në Prizren ishte caktuar që eshaloni i parë të ishte i Llapit!

Meqe Llapjanët nuk ditën të mbanin fjalime në Shkodër u caktuan të dytët!

Tragjedinë e Tivarit, e ka organizuar pas idejimit të Rankoviqit dhe Gjillasit, nga komandanti i Brigadës 10-të malazeze!

Në Tivar në një moment pa kurrfarë paralajmërimi mitralozët e Brigadës 10-të malazeze, kanë filluar breshëritë nga të gjitha anët!

Ata që janë gjetur në rrugë, gati të gjithë janë likuiduar!

Ndërsa ata që arritën të hyjnë në ndërtesën e deposë së Duhanit, mbi ta u hodhën bomba dore dhe vdiqën të gjithë!

Tash ishte problemi se si të humben gjurmët e të vrarëve, në këto rrethana, me 1 Prill 1945, ka ardhur një mision anglo-amerikan dhe e ka incizuar detalisht tërë tragjedinë!

Ky film dokumentar, nuk është transmetuar kurrë, prandaj duhet të hulumtohet e të gjindet dhe të transmetohet dhe të delë në shesh e vërteta e madhe e ekzekutimit të shqiptarëve të pafajshëm nga Kosova në Tivar!

Nga Gjyqi ushtarak në Titograd janë dënuar 11 veta, 10 ushtar dhe komandanti i Brigadës 10-të, të cilët janë amnistuar më vonë personalisht nga Tito!

Komandanti dhe 3 të tjerë kanë qenë të dënuar me pushkatim, por nuk janë ekzekutuar sepse intervenon Peka Dapçeviq Komandant i Frontit të 3-të Adriatikut!

Për asanacionin, pastrimin e kufomave është angazhuar eshaloni i Llapit!

Të nderuar të pranishëm,
Ky eshte nje tmerr i vërtetë!

Te gjthe te vrareve ua kanë lidhur nga nje gure ne qafe dhe i kane hedhur ne det!

Këtë e ke kryer eshaloni llapjan, që ka qenë i detyruar!

Prandaj ata janë ngrënë nga gjallesat e peshkaqenët!

Ndryshe këto të dhëna dhe shumë tjera i ka spjeguar detalisht, në 32 faqe tekst makine Prof. Dr. Hakif Bajrami me titull: Mizoritë jugosllave në Tivar, me 15 Maj 1985!

Në fund lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e demanton çdo tendencë se shqiptarët kryejnë masakra mbi shqiptarët, sepse ato i kanë kryer dhe i kanë bërë serbët!

Faleminderit

Ismet Sylejmani,
Tiranë, 29 Maj 2026!

You Might Also Like