Gjatë qëndrimit në Gjilan, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, bashkë me kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët tanë për deputetë, vizituan kompaninë “Palma”, fabrikën “Viva Frutta” dhe ëmbëltoren “Kimi”, ku diskutuan për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje dhe infrastrukturën për fuqizimin e industrisë vendore.
Ministrja Kusari Lila vlerësoi potencialin prodhues të kompanive dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes, e përkushtimin e Qeverisë për të qëndruar pranë tyre, me qëllim të rritjes së eksportit, për më shumë vende pune dhe forcim të ekonomisë.




