Sot në Gjilan u mbajt mbledhje komemorative për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Hafiz Gagica, një patriot të përkushtuar që ia kushtoi jetën lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit të Kosovës.
“Me respekt e mirënjohje kujtuam kontributin e tij të çmuar në organizimin e mërgatës shqiptare dhe në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Vepra dhe idealet e Hafiz Gagicës do të mbeten frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.
Mbetemi të përkushtuar që ta ruajmë dhe ta nderojmë trashëgiminë e tij, duke punuar çdo ditë për Kosovën që ai e ëndërroi dhe për të cilën kontribuoi pa u kursyer”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.




