Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur tubim zgjedhor në Shkollën e Mesme të Ultë „Rexhep Elmazi“ me qytetarët dhe simpatizantët duke paraqitur programin e saj zgjedhor.
Në këtë tubim kanë folur kandidatët për deputetë, të cilët kanë thënë se po kthehen të bashkuar, për ta mundur të keqen, kurse ka folur edhe nënkryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Arbër Ismajli, i cili ka theksuar se e vetmja rrugë për të mirën e këtij vendi është LDK, e cila gjithnjë ka dëshmuar se është për shtet dhe për mirëqenien e qytetarëve.





