Në njoftim për medie dhënë nga Selia e Degës së NISMA-s në Viti thuhet se në këtë subjekt politik tashmë është duke u zmadhuar numri i anëtarëve.
Kështu në këtë parti, sot aderuan 20 anëtarë të rinj, të cilët u janë bashkuar degës se NISMA-s Socialdemokrate në Viti. Shumica prej tyre me shkollim universitar.
Tutje thuhet se të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, koordinatori i Degës në Viti, njëherit këshilltar i zv.kryeministrit Fatmir Limaj, Kastriot Sylejmani, nënkryetarja komunës së Kllokotit, Selvije Rexhepi si dhe disa anëtarë të Grupit Punues të Degës së NISMA-s në Viti.
Në fjalën e tij ministri Bytyqi u uroi mirëseardhje anëtareve të rin, duke iu siguruar mbështetje të Kryesisë Qendrore të NISMA-s. Ministri Bytyqi pasqyrojë në pika të shkurtra angazhimin e NISMA-s në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës. Koordinatori i Degës, Kastriot Sylejmani, u dëshirojë mirëseardhje anëtarëve rinj dhe shtoi se Degës së NISMA-s, çdo ditë po i bashkohen kuadro të reja dhe me përvoje në fusha të ndryshme duke e bërë këtë subjekt çdo ditë e me të fuqishëm.
Në fund anëtarëve të rinj iu shpërndan edhe librezat e anëtarësimit, thuhet në fund të këtij njoftimi. Aziz Zuka