“Sfidat përgjatë rrugëtimit drejt avancimit socio-ekonomik”
Dardanapress mbajti debatin:
“Sfidat përgjatë rrugëtimit drejt avancimit socio-ekonomik”
Organizata Joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës”, mbajti tryezën me temën “Sfidat përgjatë rrugëtimit drejt avancimit socio-ekonomik”
Qëllimi i tryezës së diskutimit me temën “Sfidat përgjatë rrugëtimit drejt avancimit socio-ekonomik” është të krijojë një hapësirë të hapur për diskutim dhe shkëmbim të ideve ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve lokale, shoqërisë civile, sektorit privat, të rinjve, grave dhe akterëve të tjerë relevantë.
Gjatë debatit në tryezë pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvojat, pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre lidhur me faktorët që ndikojnë në avancimin socio-ekonomik, si dhe të propozojnë ide dhe masa konkrete që mund të kontribuojnë në përmirësimin e politikave dhe iniciativave zhvillimore në nivel lokal.
Ndër rekomandimet kryesore të dala nga tryeza u veçuan: forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale, shoqërisë civile dhe sektorit privat, të mbështeten bizneset lokale dhe iniciativat e reja, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe ndriçimit publik përgjatë rrugëve ku zhvillohen bizneset, nxitja e punësimit, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, zhvillimi i bujqësisë dhe përkrahja e fermerëve përmes garantëve, tërheqja e investimeve të huaja dhe vendore, shfrytëzimi i fondeve të BE-së dhe programeve të tjera zhvillimore, zhvillimi i turizmit lokal dhe promovimi i potencialeve në Komunën e Kamenicës, mbështetja e diasporës për investime dhe projekte në komunë, krijimi i një klime të favorshme për investime, lehtësimi i procedurave administrative.
Në këtë tryezë morën pjesë: Përfaqësuesi nga Ministria e Zhvillimit Rajonal , përfaqësuesit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës ,Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Zyra Ligjore, si dhe përfaqësues të bizneseve lokale, Zyrës së Punësimit, organizatës Handikos, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave lokale.
Projekti “Promovimi i politikave të zhvillimit socio-ekonomik në Komunën e Kamenicës” është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal





