Po e përmbyllim këtë javë me një aktivitet në Llovcë.
Në shkollën e fshatit Llovcë, dhuruam 5 klima, me qëllim që fëmijët tanë me pas kushte ma të mira në shkollë, si gjatë verës, ashtu edhe gjatë dimrit.
Kjo ishte një iniciativë vullnetare dhe e përbashkët, të cilën e realizuam me ndihmën e disa kushërinjve dhe familjarëve tanë, si në vend ashtu edhe në diasporë. U jam shumë mirënjohës për besimin dhe gatishmërinë e tyre për me ba diçka të mirë për fëmijët e Llovcës.
Vitin e kaluar, Komuna e Gjilanit ka investuar në përmirësimin e kushteve të shkollës, përfshirë edhe rregullimin e ambienteve të brendshme, ndërsa këtë vit u munduam që me këtë nismë vullnetare me i përmirësu edhe ma shumë kushtet për nxënësit.
Faleminderit prej zemre të gjithë atyre që na ndihmuan dhe kontribuuan në këtë aktivitet.
Edhe pse jemi larg, mendjen e zemrën e kemi gjithmonë në Llovcë.
Bashkë, me vullnet dhe me zemër, mundemi me ba shumë gjëra të mira për vendin tonë!
Shihemi në aktivitetin e radhës, me shpresë që do të kemi edhe shumë tjera së bashku.
Fadil Ademi, këshilltar komunal





