Pikëllues lajmi, për shkuarjen në amshim të njeriut të devotshëm dhe aktivistit të lëvizjes për liri, Sadik Murat Berisha.
I lindur e i edukuar në familjen e madhe Berisha duke u frymëzuar nga paraardhësit e tij, me këshillat e Bacës Rexhë e sidomos duke ndjekur hapat e patriotit e militantit, xhaxhait të tij, Heroit të Kombit, Nuhi Berisha, Sadiku do të vazhdojë pandërprerë veprimtarinë si brenda edhe jashtë vendit, në të gjitha proceset për lirinë e popullit tonë.
Do të na mungojë buzëqeshja, energjia e çiltërsia e tij, por do të na mbesin kujtimet më kuptimplote e më të mira që jetuam e vepruam në të njejtën kohë.
I lehtë i qoftë dheu i Atdheut!