Gjilan

LDK ngushëllon familjen e veprimtarit Sadik Berisha

Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Sadik Berisha
E nderuar familje Berisha,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakonshme nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Sadik Berisha.
Ai shkoi i ri nga kjo botë, por do ta përkujtojmë përgjithmonë e njeri të mirë e veprimtar të madh në Gjilan e në mërgatë, pasi u detyrua nga regjimi i kohës që të emigronte në Zvicër.
Kontributi i tij për të mirën e përgjithshme është i pamtashëm.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!
Gjilan, 23 dhjetor 2023
Lutfi Haziri
Kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan

You Might Also Like