KRONIKË E ZEZË

Aksident mes kamionit e veturës në rrugën Ferizaj-Gjilan, vdes një grua

Një grua, në cilësinë e pasagjerës ka humbur jetën në një aksident trafiku mes kamionit dhe veturës në rrugën Ferizaj-Gjilan, konkretisht në Sojevë.

Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, tha se lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi i veturës i cili është dërguar në Emergjencën e Ferizajt.

“Me datën 26.06.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë pëfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj e këtij akaidenti një person e gjinisë femër e moshës madhore,  e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën,  vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes”, tha Veseli për Express.

“Ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.

You Might Also Like