Komunikacion

Aktivitete në kuadër të planit operacional ‘’Siguria në trafikun rrugor’’

Gjilan, 27 shtator 2023

Njësiti i trafikut të qytetit të Gjilanit me datën 27.09.2023 në kuadër të implementimit të planit operacional ,,Siguria në trafikun rrugor’’ në disa pjesë të qytetit të Gjilanit në kuadër të detyrave dhe me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rregullat e qarkullimit të motoçiklistëve në trafikun rrugor ka realizuar disa kontrolle të motoçikletave dhe ngasësve të tyre.

Gjatë këtij kontrolli janë hasur në qarkullim disa motoçikleta të cilat ishin duke lëvizur në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor. Ndaj këtyre ngasësve zyrtarët policor kanë shqiptuar gjoba konform ligjit dhe kanë konfiskuar një numër të motoçikletave të cilat kanë qenë me parregullsi në dokumentacion.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe ditëve në vijim dhe me këtë rast apelon tek drejtuesit e motoçikletave që të respektojnë ligjin për rregullat në trafikun rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion, të përdorin pajisjet e nevojshme gjatë drejtimit të motoçikletave dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt.

You Might Also Like