Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, mori pjesë në ,Festivalin Mbarëkombëtar ,,Flakadani i Karadakut” dhe u shpërblye me vendin e -II-, në mesin e shumë Ansambleve dhe grupeve nga mbarë trevat shqiptare. Ky manifestim u mbajt për 16 vite me radhë ne qytetin e Vitisë, në nderim te dëshmorit të kombit ,,Nijazi Azemi”.
Ansambli ,,GJILANI” mori pjesë në këtë Festival, duke u munduar që ta pasuroj gjithmonë këtë ngjarje kulturore me programet tona, krahas shumë Ansambleve dhe grupeve tjera nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora.
Siç thekson Nehat Ferati, Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI” në këtë Festival u paraqit me këngë, valle koreografike dhe valle burimore tradicionale, të përgatitura nga këshilli artistik i Ansamblit.
Edhe pse me vështirësi të jashtëzakonshme në kushte jo të mira për pune, Ansambli ,,GJILANI” po arrin që në të gjitha Festivalet dhe organizimet kulturore ta përfaqësojë Gjilanin dhe ne përgjithësi Anamoraven shkëlqyeshëm, duke u shpërblyer në mënyrë meritore nga juritë profesionale, gjithmonë duke ju falënderuar pjesëmarrësve që mundohen dhe japin kontribut te pashembullt që të ruhen me shume xhelozi vlerat kulturore shqiptare.
Këto organizime nderojnë dëshmoret tanë dhe janë shume te qëlluara dhe te domosdoshme për kultivimin e vlerave artistike kombëtare ,njohjen dhe lidhjen sa me shume te rinjve te mbarë trevave shqiptare.
Një falënderim i veçantë shkon për organizatorin ne këtë rast K.K te Vitisë , Drejtorinë për Kulture Rini dhe Sport te kësaj Komune, qe po bene një pune te jashtëzakonshme për mbarëvajtjen e këtij Festivali.