Gjilan

Aleanca mbetet shumë e vendosur në mbështetje të kërkesave të futbollistëve

Ne 33 vjetorin e pavarësimit të futbollit kosovar, isha i nderuar nga pritja që na bëri drejtori gjeneral i Klubit Futbollistik “Drita”, nga Gjilani, Feti Murseli, nga drejtori sportiv, Valon Zymberi dhe stafi profesionist e shumë i përkushtuar i klubit.

Me disa nga veteranët e sportit gjilanas, në shënim të ditës kur u zhvillua ndeshja e parë në futboll e organizuar nga Federata e Pavarur e Futbollit të Kosovës, më 13 shtator të vitit 1991, vizituam këtë klub ku u njoftuam për sukseset dhe sfidat me të cilat përballet sporti dhe sportistët tanë.

Drejtuesit e klubit i urova për sukseset e shënuara dhe e falenderova për ndjenjat dhe krenarinë që ndër vite i ka dhënë sportdashësve tanë e tifozëve të flaktë të saj.

Bashkë me disa nga themeluesit e Shoqatës së Sportit Gjilanas të vitit 1991 e këndej, Ajnur Maksut, Skender Hoxha, Rabit Matoshi dhe Elhami Bajrami dhe Agim Ramizi, i uruam drejtuesit e klubit për renovimin e zyreve dhe i uruam suksese të mëtejme si klub.

Na mbetet neve si politikë e si institucione që të jemi shumë më seriozë në raport me detyrimet tona që kemi ndaj sportit dhe sportistëve tanë. Aleanca mbetet shumë e vendosur në mbështetje të kërkesave të tyre sot, e në projekte nesër.

You Might Also Like