Pas humbjes 1:3 nga Drita, kryetrajneri i Malishevës Senad Alirifa ka deklaruar:
“Realisht në pjesën e parë patëm disa gabime të lehta në mbrojtje dhe si pasojë e atyre gabimeve, morëm edhe golat. Në pjesën e dytë reflektuam dhe morëm lojën përsipër. Arritëm të shënonim gol, ndërsa pas kartonit të kuq vazhduam mirë. Sigurisht se pasqyrë e rezultateve të Malishevës janë edhe faktorët e ndryshëm që po ndikojnë. Është ndeshja e nëntë që e luajmë si mysafir. Kjo shkakton probleme për neve. Ky pushim është i mirëseardhur dhe nga ndeshja e ardhshme kthehemi në ‘Liman Gegaj’. Pas nëntë xhirove, realisht kemi merituar më shumë pikë. Nuk jam i kënaqur me 12 pikë”