ARSIMI

Arianit Zeqiri në krye të Parlamentit Studentor të UKZ-së

Parlamenti Studentor i Universitetit “KADRI ZEKA” ka zgjedhur kryetarin.

Në krye të këtij organi të përfaqësimit studentor u zgjedh studenti i fakulteti Ekonomik Arianit Zeqiri. Zeqiri në krye të PS-së së UKZ-së vie nga radhët e organizatës studentore më të madhe në vend Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE).

Ndërrimi në kreun e Parlamentit Studentor vjen si rezultat i nevojës për përfaqësim dinjitoz të studentëve për paraqitje të nevojave reale të tyre dhe zgjidhjen pa interes të problemeve studentore.

Me rastin e pranimit të detyrës, Zeqiri i falënderoi të gjithë për bashkëpunim, e uroj që tani e tutje të ndodhë kthesa e madhe e të vazhdoj puna e mirë në shërbim të studentëve dhe universitetit.

Zeqiri, “u zotua se do të punojë tutje për t’ua kthyer dinjitetin përfaqësimit studentor në Universitetin “KADRI ZEKA”, për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e studentëve, për të sjellë inovacion e kreativitet, për të rritë cilësi e për të intensifikuar bashkëpunim.

Përfaqësimi Studentor në Universitetin “KADRI ZEKA” kohëve të fundit është ballafaquar me ide e probleme të ndryshme, por me bashkëpunëtorët zotohemi që do të punojmë për t’ia rikthyer dinjitetin e Universitetit dhe të studentëve. Përveç tjerash, do të punojmë për t’i mbrojtur të drejtat e studentëve dhe interesat e tyre. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë studentët, strukturat e tyre dhe menaxhmentin e Universitetit”, tha Zeqiri.

You Might Also Like