KRONIKË E ZEZË

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Me datën 21.02.2024 rreth orës 18:30 Stacioni Policor Viti përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Budrikë e Epërme ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit duke arritur që të identifikojnë lokacionin dhe të dyshuarin M.S. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar) i cili është arrestuar dhe sjellë në Stacionin Policor në Viti.
I dyshuari dyshohet se me armë ka shti në ajër. Me këtë rast si provë materiale janë konfiskuar një (1) armë e llojit AK 47, një (1) karikator dhe njëzet e tri (23) gëzhoja të kalibrit 7.62 mm të cilat do të përdoren dëshmi për gjykatën.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’. I dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë.

You Might Also Like