Gjilan

Asamblisti mbledh mbeturinat te Kalaja e Pogragjës

Sot pasdite te Kalaja e Pogragjës, bëra një veprim të vogël për ta ruajtur këtë natyrë të bukur. Mblodha mbeturinat që ishin lënë aty, me shpresën që ky gjest të na kujtojë të gjithëve sa e rëndësishme është të kujdesemi për vendin tonë.
Le të japim secili kontributin tonë, sado të vogël. Vetëm kështu mund ta mbajmë të pastër dhe ta ruajmë bukurinë e vendit tonë.
Uroj që pamje të tilla të mos i shohim më. Ta duam, ta ruajmë dhe ta respektojmë natyrën, sepse është pasuria jonë e përbashkët.
Fadil Ademi, këshilltar komunal

You Might Also Like