Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Dukagjini – Gjilani, në të cilën dy momentet kyçe ishin autogoli i Pllanës dhe gabimi trashanik i portierit Kenan Haxhihamza, raste nga të cilat edhe erdhën golat.
Fillimisht, në minutën tetë, pas harkimit të Kqikut nga e djathta, Jaroviq qëlloi topin me kokë, I cili u përplas për traverse dhe u kthye në fushë.
Një minutë më pas, pas një goditje dënimi të Kqikut, topi furishëm shkoi drejt portës dhe u devijua pak nga Pllana dhe u fut në rrjetë pranë shtyllës së djathtë për 0:1. Edhe vendasit e qëlluan traversen në minutën 15, pas një devijimi që erdhi nga Shabani. Në minutën 30, portieri I Gjilanit, Kenan Haxhihamza bëri një gabim trashanik, apo më mirë të thuhet amatoresk, ngase kur kishte topin në këmbë u vonua aq shumë sa që kur deshi t’a largojë atë, topi nga këmba e Millakut u fut në rrjetë për rezultatin e barabartë 1:1. Këto raste janë aq të rralla, sa që sigurisht se do të zënë vend në kronikat me skenat komike. /kryelajmi.com/.