Gjilan

Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së flet për seancën e sotme të Asamblesë Komunale

Është për keqardhje bojkoti i seancës së sotme të Kuvendit Komunal nga Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit dhe asambleistëve të LVV-së (përpos dy asamblesitëve të LVV-së).
Keqardhja bëhet më e madhe pasi që dihej paraprakisht për rëndësinë e çështjeve për të cilat do të diskutohej dhe për të cilat do të votohej në këtë seancë:
– Ndarja e mjeteve për realizimin e shtatoreve të personaliteteve të shquara kombëtare, atë të Kadri Zekës dhe Ramiz Cërnicës,
– Ndarja e mjeteve financiare sipas kërkesës së SHIL të UCK-së – Dega në Gjilan, për ndërtimin e shtëpisë për një veteran dhe invalid të luftës, dhe
-Ndarja e mjeteve financiare për subvencionim të regjistrimit të fëmijëve në institucionet parashkollore private me nga 40 euro për familjet me të hyra mujore më pak se 528 euro.
Këto vendime kanë merituar votim solemn dhe duartrokitje në fund, në asnjë mënyrë bojkot.

You Might Also Like