Banorët e Karaçevës së Poshtme të Komunës së Dardanës i kanë shkruar krerëve të shtetit të Kosovës, presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamantarit Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti nga ë cilët kanë kërkuar që ndërmarrin hapa sa të rëndësishëm po aq edhe sfidues për kërkimin e modaliteteve për zhvillim socio-ekonomik të vendit të bazuar në rivitalizimin e minierave në Komunën e Kamenicës përkatësisht atyre në brezin kufitar ku apetitet e Serbisë janë të pa shuara për gllabërimin e kësaj pjese të Kosovës e cila është e pasur me minerale të ndryshme si: Humza, Antimoni, Hekuri, Zhiva e bardhe, Magneziti, lënda e parë e xhamit, thëngjill, Kaolini etj.
Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaçevë të Poshtme, ka thënë se veprimet e juaja për të avancuar kërkesat e qytetarëve lidhur me mundësinë e hapjes së këtyre minierave përveç që e ngrisin ekonomikisht pasurin e Kosovës njëherësh bën që të ngritët standardi dhe mirëqenia qytetare e Kosovarëve përkatësisht banorëve të Komunës së Kamenicës. Duke shpresuar në vendosmërinë tuaj për të kontribuar maksimalisht që Kosova të bëhet e dëshiruar për të jetuar mirë e jo me u larguar nga vendi lutemi të veproni derisa kemi rini e cila për çdo ditë po largohen nga Kosova. Paraprakisht ju përshëndesim dhe urojmë që veprimet tuaja të jenë konkrete dhe Kosova jonë të jetë vend i dëshiruar për të jetuar e punuar këtu e jo për tu larguar dhe shkretuar vendi i cili nëpër shekuj u la me gjak vetëm e vetëm për të qenë e popullit të saj autokton shqiptarëve shumicë dhe pakicave tjera të cilat po gëzojnë benefitet e shumta si askund tjetër në Globin tokësor.